Milan – Depay, vjen lajmi i fundit nga Franca

13:09 | 13 April 2020

Milan është njoftuar me çmimin e Memphis Depayt.

Presidenti i Lyonit, Jean-Michel Aulas ka dërguar një mesazh në lidhje me të ardhmen e anësorit Memphis Depay mes spekulimeve që lidhin AC Milan për transferimin e lojtarit.

Le10Sport kohët e fundit pretendoi se presidenti i Lyonit Aulas do të kërkojë 50 milionë euro për Depay.

Sulmuesi holandez ka 14 gola në 18 ndeshje në të gjitha garat për klubin francez deri më tani këtë sezon dhe ishte një nga sulmet më të rrezikshëm në Evropë, përcjell ORAinfo.

Milan ka qenë i lidhur me një lëvizje për lojtarin holandez në afatin e transferimeve të janarit, por interesimi duket se ekziston edhe në afatin e transferimeve të verës.

Mbetet të shihet nëse Milan do të pranojë të paguaj çmimin e kërkuar nga drejtuesit e Lyonit për sulmuesin holandez. /ORAinfo/

Komento: