Milan dështon ndaj Salernitanas, bën hap prapa në garë për titull

22:59 | 19 Shkurt 2022

Rossonerët nuk kanë arritur të marrin tri pikë të rëndësishme ndaj Salernitanas.

Milan është ndalur me barazim 2:2 ndaj Salernitanas në kuadër të javës së 26-të në Serie A.

Messias e hapi llogarinë e golave në minutën e pestë të ndeshjes, pas asistit nga Hernandez.

Megjithatë, rezultati u barazua në minutën e 29-të nëpërmjet Bonazzolit, rezultat me të cilin u mbyll edhe pjesa e parë.

Salernitana arriti të përmbyste rezultatin në minutën e 72-të, teksa Djuric realizoi.

Por, gëzimi i tyre zgjati vetëm pesë minuta para se Rebic të barazonte rezultatin. Me këtë barazim, Milan vazhdon në krye të tabelës me 56 pikë, dy më shumë se Interi që ka edhe dy ndeshje më pak të zhvilluara.

Në anën tjetër, Salernitana mbetet e fundit me 14 pikë gjithsej.

Komento: