AC Milan është duke u përgatitur për transferimet e verës.
Përveç nënshkrimit të një mesfushori mbrojtës, kuqezinjtë po kërkojnë gjithashtu të forcojnë fazën sulmuese të lojës së tyre.
Sidoqoftë, ata do të duhet të shesin lojtar për të krijuar hapësirë në ekip.
Rinovimi i Zlatan Ibrahimoviç ka qenë tema kryesore në javët e fundit, por Milani duket se nuk do të
ndalet këtu.
Siç është raportuar nga TuttoMercatoËeb. com, ata ndër të tjera kërkojnë një qendërmbrojtës dhe një mesfushor sulmues, përcejll ORAinfo.
Për rolin e fundit, Aleksey Miranchuk është një emër shumë i njohur në listën e dëshirave të Milanit.
Ylli Lokomotiv i Moskës ka një çmim të arsyeshëm, por Milani duhet së pari të shesë Lucas Paqueta, pasi braziliani nuk ka bërë përshtypje e paraqitjet e tij në San Siro.
Mirëpo do të jetë e vështirë të gjej një blerës, pasi që kuqezinjtë nuk duan të shesin.
Transferimi i tij në San Siro nga Flamengo i pati kushtuar Milanit 35 milionë euro. /ORAinfo/