Leao në Camp Nou, ndërsa ylli i Barcelonës në San Siro.
Lajm bombastik nga Spanja, Barcelona synon transferimin e Rafael Leaos.
Rafael Leao është njeriu i momentit. Pas sezonit mbreslënës duke u kurorëzuar në fund me titullin kampion i Italisë, portugezi po vazhdon me paraqitjet e tij fantastike.
Leao e ka nisur sezonin e ri me 3 gola dhe 4 asistime në 7 ndeshje të luajtura, duke çmendur kështu gjigantët europian.
Përveç Chelsea, në garë për Leaon janë përfshirë Manchester City, Barcelona dhe Real Madrid.
Mediat spanjolle kanë lëshuar një lajm bombastik duke shkruar se Barcelona ka gati ofertën tunduese për Milanin.
Blaugranët janë të gatshëm t’ia ofrojnë Milanit kartonin e Frenkie De Jong dhe 40 milionë euro për Leaon verën e ardhshme.
De Jong do të ishte një përforcim spektakolar për Milanin, por mbetet ta shohim nëse Rosonerët do të heqin dorë nga Leao.