Shkëmbim spektakolar: Kessie dhe Dest në San Siro, ndërsa ylli i Milanit te Barcelona.
Milan dhe Barcelona kanë gati shkëmbimin spektakolar.
Mesfushori ivorian, Franck Kessie është njëri nga lojtarët më të përfolur javët e fundit.
Kessie verën e kaluar vendosi të transferohet te Barcelona si futbollist i lirë pas 5 sezoneve me fanellën e Milanit.
Por Kessie nuk e ka nisur në mënyrën më të mirë aventurën e tij në Camp Nou dhe me fanellën e Blaugranëve ka luajtur vetëm 273 minuta.
Zërat për largimin e Kessie nga Barcelona sa vijnë e shtohen dhe ivoriani është i lidhur me një rikthim në Serie A.
Interesim për Kessie kanë shfaqur Milan, Inter dhe Juventus, ndërsa sipas raportimeve të fundit 25-vjeçari mund të rikthehet në San Siro falë një super shkëmbimi.
Calcio Mercato, ka lëshuar një lajm bombastik duke shkruar se Barcelona është e gatshme tia ofrojë Milanit kartonin e Kessie dhe Dest në këmbim të Bennacer.
Bennacer është i lidhur me një largim nga Milani në fund të sezonit, pasiqë kontrata me Rosonerët i skadon në vitin 2024.
Rosonerët nuk ia kanë mbyllur derën këtij operacioni dhe bisedimet pritet të fillojnë në janar, shkruan Calcio Mercato.