Milan dhe Barcelona, po e vëzhgojnë “Neymarin” e ri

17:47 | 17 September 2022

Skautët e AC Milan janë gjithmonë në kërkim të talenteve dhe ata i kanë sytë te një tjetër lojtar i Club Brugge.

Calciomercato raporton se Milani po vëzhgon me shumë vëmendje Antonio Nusa, i cili bëri përshtypje gjatë humbjes 4-0 ndaj Porto në Ligën e Kampionëve të mërkurën mbrëma, duke shënuar golin e katërt për të përfunduar atë që shumë e konsiderojnë si një rezultat tronditës, përcjell ORAinfo.

Ai është vetëm 17 vjeç e 5 muaj, që do të thotë se është lojtari i dytë më i ri që ka shënuar gol në historinë e Champions League pas Ansu Fatit për Barcelonën kundër Interit. Nëse vlerësimi i tij ishte 3-4 milionë euro përpara atij goli, ai të paktën është dyfishuar tani.

Sistemi Brugge është i njohur tani për prodhimin e talenteve që ka një çmim diçka që tregoi operacioni Charles De Ketelaere, por Milani mund të jetë në gjendje të përdorë marrëdhëniet që ata krijuan pas nënshkrimit të belgut.

Një numër klubesh tashmë po interesohen për një talent që disa e quajnë ‘ Neymari i ri’ për shkak të shpejtësisë së tij të sprintit, driblimit, teknikës dhe faktit që ai luan në krahun e majtë.

Kuqezinjtë po e ndjekin zhvillimin e Nusa-s me vëmendje të madhe dhe ai është gjithashtu në orbitën e Barcelonës, megjithëse çdo javë që kalon nevojitet një investim gjithnjë e më i madh për ta rrëmbyer atë./ORAinfo/

Komento: