Kartonin e Pavard dhe 50 milionë euro: Ylli i Milanit transferohet te Bayerni.
Oferta tunduese ka arritur, ylli i Milanit bëhet Bavarez?
Klubet e mëdha të Europës nuk shqetësohen vetëm për rezultatet e fushës, por edhe për merkaton e dimrit dhe atë të verës.
Calcio Mercato, ka lëshuar një lajm bombastik duke shkruar se Bayerni i Mynihut synon transferimin e yllit të Milanit.
Sipas Calcio Mercato, Bavarezët e kanë piketuar mbrojtësin e Milanit, Theo Hernandez si pasardhësin ideal të Alfonso Davies.
Davies pritet të largohet nga Bayerni verën e ardhshme, pasiqë kanadezi dëshiron transferimin te Reali.
Klubi bavarez e ka piketuar Theon si zëvendësuesin ideal, sidomos pas paraqitjeve mbreslënëse me Francën në Botëror.
Për të bindur Milanin, Bayerni është i gatshëm tia ofrojë Rosonerët kartonin e Benjamin Pavard dhe 50 milionë euro.
Oferta e Bavarezëve është mjaftë tunduese, pasiqë Milan ka shfaqur interesim për Pavard, por edhe për faktin se do të arkëtonin 50 milionë euro.