
Zlatan Ibrahimovic do të luajë deri në të 40-at me Milan pasi është afër nënshkrimit të një marrëveshjeje të re për sezonin e ardhshëm.
Ibrahimovic po vazhdon procesin e rehabilitimit në Desenzano në liqenin Garda, pas operacionit në gju të kryer disa ditë pas fitimit të Scudetto me Milanin, që do ta mbajë jashtë deri në fillim të vitit të ardhshëm.
Sipas asaj që raportohet nga La Gazzetta dello Sport, javën e ardhshme qendërsulmuesi suedez do të nënshkruajë një rinovim një vjeçar me Milanin me një shifër fikse relativisht të ulët krahasuar me dy të mëparshmet (2 milionë euro neto), përcjell ORAinfo.

Kjo do të thotë se barra për Milanin do të jetë e ulët, por Ibra do të jetë në gjendje të rrisë fitimet e tij nëse arrin të luajë dhe të kontribuojë vazhdimisht, gjë që natyrisht do t’i ndihmonte kuqezinjtë në ndjekjen e yllit të dytë. /ORAinfo/