Milan dhe Inter afër shkëmbimit spektakolar

11:57 | 17 Shkurt 2023

Shkëmbim spektakolar: Correa bëhet Rosoner, ndërsa ylli i Milanit Neroaxur.

Lajm bombastik nga Italia, Milan dhe Inter shkëmbejnë yjet e tyre.

Klubet e mëdha të Europës nuk shqetësohen vetëm për rezultatet e fushës, por edhe për merkaton e verës.

Mes skuadrave më aktive janë padyshim Milan-i dhe Inter-i, me dy klubet që mund të shkëmbejnë yjet e tyre në merkaton e verës.

Calcio Mercato, ka lëshuar një lajm bombastik duke shkruar se Joaquin Correa mund ta vesh fanellën e Milanit falë një super shkëmbimi.

Sipas Calcio Mercato, Milan dhe Inter po konsiderojnë mundësinë e shkëmbimit të Joaquin Correas dhe Ante Rebic.

Correa u transferua te Interi verën e shkuar, por nuk po gjen dot formën e duhur me Neroaxurët.

Rebic nga ana tjetër pritet të largohet nga Milani në verë dhe bisedimet mes klubeve pritet të fillojnë së shpejti.

Komento: