Milan dhe Inter duan trofeun, publikohen formacionet zyrtare

19:14 | 18 Janar 2023

Milani dhe Interi do të përballen në ndeshjen që njihet ndryshe si ‘Derby della Madonina’ për trofeun e Superkupës së Italisë.

Kuqezinjtë fituan kampionatin sezonin e shkuar, ndërsa fqinjët e tyre fituan Kupën e Italisë.

Ndeshja zhvillohet në Arabinë Saudite, në Riad, si vend neutral, gjë që ishte vendosur më herët nga federata italiane.

Stefano Pioli ka vendosur të luajë me emra si Messias, Brahim Díaz, Leao dhe Giroud.

Në anën tjetër Simone Inzaghi i ka besuar dyshes Edin Dzeko dhe Lautaro Martínez.

Milan: Tatarusanu; Calabria, Kjaer, Tomori, Theo Hernández; Tonali, Bennacer; Messias, Brahim Díaz, Leao; Giroud.

Inter: Onana; Skriniar, Acerbi, Bastoni; Darmian, Barella, Çalhanoglu, Mkhitaryan, Dimarco; Dzeko, Lautaro Martínez.

Komento: