Milan dhe Inter në ‘luftë’ për sulmuesin gjerman

17:40 | 02 Maj 2019

Thomas Muller pritet që gjatë afatit të transferimeve të verës të largohet nga Bayern Munich.

Skuadrat nga Serie A, Milan dhe Inter janë futur në garë për shërbimet e sulmuesit të Bayern Munich, Thomas Muller ka njoftuar të enjten “Kicker”.

29-vjeçari pritet të largohet nga Bayerni në fund të këtij edicioni për shkak se nuk është i kënaqur.

Ai këtë edicion ka shënuar nëntë gola dhe ka 14 asistime në 41 paraqitje në të gjitha garat. Te ekipet italiane, Mueller shihet si përforcim i duhur për repartin e sulmit.

Kartoni i tij, vlerësohet rreth 40 milionë euro. Mueller prej vitit 2009 është pjesë e ekipit të parë të Bayernit kurse ka kontratë deri në vitin 2021. Ai ka edhe 100 ndeshje me Përfaqësuesen e Gjermanisë dhe 38 gola të shënuara.

Komento: