
AC Milan ka një interes konkret për Giacomo Raspadori të Sassuolo dhe mund të bëjë një lëvizje konkrete për të gjatë verës.
21-vjeçari kishte një sezon të mirë në Serie A, duke bërë që Roberto Mancini ta ftoj atë në Kombëtarën e Italisë për ‘Euro 2020’.
Përvec Milan, interesim për Raspadorin ka shprehur edhe Interi, përcjell ORAinfo.

Nëse Lautaro Martinez do të largohej nga Interi, objektivi numër një do të ishte Raspadori, ndërsa nëse Rossonerët do të donin të bënin një investim të rëndësishëm për të ardhmen e sulmit pa marrë parasysh ardhjen e Olivier Giroud, atëherë ai mund të ishte një opsion.
Mbetet të shihet se cili ekip do të bëjë lëvizjen me të shpejt për t’i siguruar shërbimet e sulmuesit 21 vjeçar. /ORAinfo/