Milan dhe Inter në luftë për yllin e madh francez

15:21 | 21 June 2020

Gjiganti francez, Marseille është gati ta shes yllin e tyre, Florian Thauvin këtë verë.

Ky lajm ka bërë që Milan dhe Inter t’i ndezin motorët për t’i siguruar shërbimet e talentit të madh 27 vjeçar.

Këtë sezon Thauvin ka bërë vetëm dy paraqitje në ligë me Marseille pasi i është nënshtruar operacionit në kyçit të këmbës, mirëpo paraqitjet e tij sezonet e kaluara ka bërë që shumë ekipe ta dëshirojnë atë.

Kontrata e tij do të skadojë në vitin 2021me Marseille, duke bërë që ekipi te mendoj për shitjen e tij.

Gazeta franceze L’Equipe shkruan se një derbi i tregut pritet të ndodh në mes të Interit dhe Milanit për Thauvin pasi të dy skuadrat kanë ndjekur prej kohësh 27-vjeçarin me interes, përcjell ORAinfo.

Gazeta shton se Marseja janë në një situatë delikate financiare dhe mund ta gjejnë veten të detyruar të shesin atë për të fituar para.

Për këtë arsye, Thauvin mund të jetë në dispozicion për 20 milionë euro për shkak të situatës së tij kontraktuale, me të dy klubet e Milano përmenden se kishin interes.

Mbetet të shihet nëse Inter apo Milan do ta fitoj garën për ta transferuar super lojtarin. /ORAinfo/

Komento: