Milan dhe Inter në “luftë” për yllin e United

22:43 | 14 Shtator 2019

Mesfushori i Manchester United, Nemanja Matic, raportohet se i është ofruar të dy skuadrave, Interit dhe AC Milan, pasi klubi synon ta largojë atë.

Futbollisti serb ka luajtur vetëm 22 minuta futboll për Djajtë e Kuq këtë sezon duke rënë pas Scott McTominay.

Me kontratën e tij që skadon në vitin 2020, Calciomercato raporton se skuadra e Ole Gunnar Solskjaer i ofroi gjigandëve italianë në përpjekje për të çliruar pak hapësirë në skuadër, përcjell ORAinfo.

Marco Giampaolo besohet se po kërkon përvojë në mesfushë, ndërsa shefi i Interit Antonio Conte e njeh mirë Maticin nga koha e tyre së bashku në Chelsea.

Matic ka bërë 88 paraqitje për United që kur u nënshkrua nga Chelsea nga Jose Mourinho në 2017./ORAinfo/

Komento: