Inter dhe Milan do t’i futën edhe një gare, por kësaj radhe jashtë fushave të blerta.
Skuadrat mund të rivalizojnë njëra tjetrën për shërbimet e brazilianit Filipe Luis, sipas “Calciomercato”, transmeton lajmi.net.
Kontrata e 33 vjeçarit me Atletico Madrid mbaron në fund të këtij sezoni dhe madrilenët kanë një rregull të çuditshëm që mund ta largojë lojtarin nga skuadra.
Ata nuk ofrojnë më shumë se një vit kontratë për lojtarët mbi 30 vjet.
Të dy skuadrat, Inter dhe Milan po monitorojnë situatën e mbrojtësit të majtë, pasi asnjëra skuadër nuk është e kënaqur me krahun e majtë të mbrojtjes.