Milan dhe Inter nisin ‘luftën’ për taletin e Arsenalit

09:10 | 04 Mars 2020

AC Milan dhe rivalët e qytetit Inter mund të jenë në garën për të transferuar një mbrojtës të ri të talentuar të Arsenalit gjatë verës.

Lojtari në fjalë është mbrojtës i plotë, Ainsley Maitland-Niles, i cili nuk ka zë shumë vend të Arsenal pasi Mikel Arteta zuri vendin e Unai Emery në stolin e Gunners.

Calciomercato raporton që Arteta i dërgoi një mesazh të qartë 22-vjeçarit pas fitores së së hënës në mbrëmje 2-0 në Kupën e FA kundër Portsmouth, përcjell ORAinfo.

“Duhet të ulësh kokën dhe të punosh nëse dëshiron të vazhdosh të luash për këtë klub,” ishte ajo që tha menaxheri bask për Maitland-Niles.

Anglezi 21 vjeçar është nën kontratë deri në vitin 2023, por megjithatë mund të largohet nga klubi gjatë verës duke pasur parasysh që ai aktualisht nuk është duke u favorizuar nga trajneri i ri.

Për këtë arsye, ai mund të vendos që të largohet nga Arsenali. E interesim për të kanë shprehur dy gjigantët nga Serie A, Milan dhe Inter. Mbetet të shihet se cili ekip do të arrijë t’i sigurojë shërbimet e talentit anglez. /ORAInfo/

Komento: