Milan dhe Inter nisin “luftën” pët yllin që po e kërkon gjithë Evropa

22:44 | 29 Mars 2019

Ai është sulmuesi më i kërkuar aktualisht!

Barcelona thuhet të jetë klubi më i interesuar për shërbimet e yllit të Eintracht Frankfurt dhe zbulimit të këtij sezoni Luka Jovic.

Sipas Marca-s, pas ndeshjes së Europa League ndaj Inter, përfaqësuesit e klubit katalanas kanë kontaktuar agjentin e lojtarit, por Barcelona nuk është klubi i vetëm i interesuar për të.

Konkurrenca është e madhe. Real Madrid gjithashtu e vlerëson lojtarin, teksa Bayern ka disa muaj që e ndjek, pa harruar edhe disa klube angleze.

Sipas gazetës spanjolle, edhe disa klube italiane kanë shfaqur interes për të, pikërisht Inter, Milan dhe Napoli.

Jovic kërkon të reflektojë duke shmangur vendimet impulsive. Ai e di mirë se ky është një moment vendimtar në karrierën e tij, por as ai dhe as përfaqësuesit e tij nuk duan të marrin një vendim të nxituar.

Komento: