Shkëmbimi i merkatos së janarit: Yll i Milanit bëhet Neroaxur, ndërsa ylli i Interit Rosoner.
Lajm bombastik nga Italia, Milan dhe Inter shkëmbejnë yjet e tyre.
Milan dhe Inter u përballën të shtunën në kuadër të xhiros së katërt në Serie A, ndërsa tre pikët i takuan Rosonerëve.
Spektakli nuk mungoi aspak në San Siro, ndeshje kjo që dhuroi pesë gola, por në fund triumfuese doli skuadra Piolit.
Edhe përkundër rivalitetit në fushë, Milan dhe Inter mund të bashkëpunojnë në merkaton e janarit, sipas Calcio Mercato.
Calcio Mercato, shkruan se te Interi janë të gatshëm tia ofrojnë Milanit kartonin e Stefan De Vrij në këmbim të Ante Rebic.
Holandezit i skadon kontrata me Neroaxurët në fund të sezonit dhe nuk dëshirojnë ta humbasin me parametra zero.
Te Inter e shohin Rebic si përforcimi ideal për vijën e sulmit pas lëndimit të Lukakut dhe Dzeko i cili do të largohet në fund të sezonit.
Rebic nuk konsiderohet si lojtarë kyç te Milanit dhe Rosonerët mund ta pranojnë ofertën e Interit, shkruan Calcio Mercato.