Milan dhe Juve në ‘luftë’ për sulmuesin e Atalantas

19:49 | 24 Shkurt 2022

E ardhmja e Luis Muriel në Atalanta mbetët në pikëpyetje.

Lojtari ka pasur një kohë të vështirë kohët e fundit të Atalanta dhe kjo mund të lidhet me dëshirën e tij për tu larguar gjatë janarit nga Atalanta, gjë që nuk ndodhi.

Muriel e konsideroi seriozisht idenë e një transferimi gjatë merkatos së dimrit, pasi thashethemet për një lëvizje të mundshme në Milano apo Juventus filluan qarkullonin.

Të dyja klubet kërkonin një sulmues, por në rrethanat e duhura dhe në fund nuk pati kontakte mes palëve për Muriel.

Në moshën 31-vjeçare, Muriel në fakt do ta gjejë veten 12 muaj nga skadimi i kontratës së tij me klubin e Bergamos dhe ai mund të zgjedhë të provojë diçka të re.

Atalanta është një ‘dyqan’ i shtrenjtë, por për një mbi 30-vjeçar që po i afrohet përfundimit të kontratës, nuk mund të kërkonin më shumë se 12-15 milionë euro.

Mbetet të shihet nëse Milan do të këtë interesim për të në verë. /ORAinfo/

Komento: