Milan dhe Juventus në garë për yllin e madh francez

12:59 | 23 Shkurt 2019

Milan dhe Juvetus janë future në luftë për mesfushorin e njohur francez, Adrien Raiot.

Kjo pasi Barcelona ka hequr dorë nga transferimi i lojtarit në afatin e verës.

Rabioti ka qenë qendra e interesit nga një mori klubesh anembanë Evropës, pasi ai nuk ka nënshkruar kontratë të re me PSG-në, duke u larguar si lojtar i lirë në afatin e verës.

Mundo Deportivo deklaron se Juventusi dhe AC Milan janë në ndjekje të mesfushorit, pasi Barcelona tani nuk është e gatshme të nënshkruajë me mesfushorin francez në një transferim të lirë, përcjell ORAinfo.

Barca nuk do të paguajë pagat që dëshiron lojtari dhe kjo është arsyeja e vetme pse ai nuk është i gatshëm të qëndrojë në PSG, të cilët gjithashtu nuk po kërkojnë të paguajnë mënyrën se si ai dëshiron.

Është raportuar gjithashtu se Rabiot ka marrë tashmë vendimin për të hequr nënën e tij si agjent i tij. /ORAinfo/

Komento: