Milan dhe Juventus në luftë për lojtarin qe po shkëlqen në Serie A

10:33 | 22 Qershor 2020

Dy gjigantët Italian, Milan dhe Juventus janë future në garë për lojtarin e Sassuolos, Jeremie Boga.

Interesimi i madh i klubëve ka bërë që drejtuesit e Sassuolos të caktojnë çmimin e lojtarit.

Ata po kërkojnë hiq me pak se 30 milionë euro për të gjitha ato klube që e dëshirojnë lojtarin nga Bregu i Fildishtë, përcjell ORAinfo.

Boga ka qenë në formë fantastike për Sassuolo që nga ardhja e tij nga Chelsea dhe në këtë sezon në veçanti, duke grumbulluar katër asistime dhe tetë gola deri me tani.

Mediat në Itali tani raportojnë se Milan dhe Juventus janë të interesuara shumë për lojtarin. Sipas këtyre medieve, drejtuesit e Sassuolo janë pajtuar me shitjen e lojtarit dhe cili ekip ofron 30 milionë euro do ta ketë atë në ekip.

Mbetet të shihet nëse Milan apo Juventus do të tregohet me i shpejetë në transferimin e lojtarit. /ORAinfo/

Komento: