Skuadrat nga Serie A, Juventusi dhe Milani, janë në garë për sulmuesin e krahut, Yeremy Pino, ka njoftuar “Marca” të hënën.
Mësohet se ekipet italiane po synojnë transferimin e 20-vjeçarit në fund të këtij sezoni, pasi po e shohin si përforcim të rëndësishëm për edicionin e ardhshëm.
Pino ka kontratë me Villarrealin deri në vitin 2027 dhe kartoni i tij vlerësohet mbi 40 milionë euro.
Reprezentuesi i Spanjës ka debutuar me ekipin e parë të Villarrealit në vitin 2020, ndërsa këtë sezon ka shënuar dy gola dhe ka bërë një asistim në të gjitha garat.
Pino është njëri prej lojtarëve më të talentuar në La Liga dhe krahas ekipeve nga Italia, ai po kërkohet edhe në Angli.