Milan dhe Juventus në luftë për t’a transferuar De Paul

12:46 | 15 October 2022

Milani një nga dy skuadrat e Serie A pas yllit të Atletico Madrid

AC Milan dhe Juventus po ndjekin nga afër yllin e Atletico Madrid, Rodrigo De Paul, i cili mund të largohet nga skuadra spanjolle.

Marca raporton se kuqezinjtë po ndjekin nga afër situatën e mesfushorit argjentinas te Atletico Madrid, përcjell ORAinfo.

Pala spanjolle ka nevojë serioze për të balancuar llogaritë e tyre dhe ata janë të gatshëm të dëgjojnë ofertat për De Paul pas Kupës së Botës të Katarit 2022.

De Paul u transferua te Atletico Madrid nga Udinese në vitin 2021, por nuk është një lëvizje që ka funksionuar për asnjërën palë.

Ai ka bërë 42 paraqitje për Rojoblancos dhe ka gjetur rrjetën katër herë, por nuk ka pasur ndikimin e dëshiruar në mesfushë.

Ai u bë një nga lojtarët më të mirë në Serie A gjatë vitit të tij të fundit në Udinese, një klub që ai e përfaqësoi pothuajse 200 herë, duke shënuar 33 gola në këtë proces.

Mbetet të shihet nëse Milan do të arrijë t’i sigurojë shërbimet e mesfushorit qysh në janar, apo do të jetë Juventusi ai që do ta blejë lojtarin argjentinas. /ORAinfo/

Komento: