Milan dhe Lazio në luftë për yllin e Hellas Verona

20:37 | 07 Mars 2022

AC Milan dhe Lazio kanë qenë të dy të interesuar për nënshkrimin e Nicolo Casale nga Hellas Verona dhe kanë kërkuar informacion shtesë për lojtarin.

Calciomercato raporton se Verona mund t’i thotë lamtumirë disa prej lojtarëve të saj më të mëdhenj në verë me mesfushorin sulmues Antonin Barak në rreshtin e parë, por tani edhe qendërmbrojtësin e ri Nicolò Casale, përcjell ORAinfo.

Në tregun e transferimeve të janarit, disa klube trokitën në derën e Veronës duke pyetur për potencialin e nënshkrimit të 23-vjeçarit dhe Milani kishte interesim pasi nuk arriten të nënshkruanin me një mbrojtës gjatë janarit.

Përveç Milanit, edhe Lazio ka qenë e interesuari për lojtarin.

Ideja e drejtuesve të Lazio ishte që të përpiqeshin të siguronin lojtarin në afatin e verës gjë që pritet të kenë konkurrencë nga Milan.

Mbetet të shihet se cili ekip do të vendos ta transferoj lojtarin në fjalë. /ORAinfo/

Komento: