Milan dhe Napoli nisin ‘luftën’ për mesfushorin e njohur

12:42 | 18 Korrik 2019

Stanislav Lobotka pritet të largohet nga Celta Vigo këtë verë. Interesim për të kanë shumë ekipet nga gjithë Evropa.

Për t’i siguruar shërbimet e lojtarit në ‘luftë’ janë hedhur edhe dy gjigatët nga Serie A, Milan dhe Napoli.

Këtë e ka konfirmuar agjenti i lojtarit, për CalcioCercato, përcjell ORAinfo.

“Në Itali ai po kërkohet nga shumë skuadra, Napoli së pari, pastaj Milan dhe Fiorentina. Ne po flasim me klube të ndryshme, disa negociata janë në një shtet më të avancuar se të tjerët. Ne do të shohim se si do të zhvillohet tregu”, ka thënë agjenti i lojtarit Stanislav Lobotka. /ORAinfo/

Komento: