Milan dhe PSG po e bëjnë shkëmbim spektakolar

11:11 | 30 Janar 2022

Shkëmbim spektakolar: Ylli i Milanit në Paris, dyshja e PSG në San Siro.

Milan dhe PSG kanë gati shkëmbimin spektakolar.

Që nga emërimi i Leonardos si drejtor i PSG, disa lojtarë të Milanit kanë përfunduar në shënjestrën e Rosonerëve.

Mediat franceze kanë lëshuar një lajm bombastik, duke shkruar se PSG e ka piketuar Rafael Leaon si zëvendësuesin ideal të Kylian Mbappes.

Mbappe do të largohet nga Parku i Princave në fund të sezonit dhe Leonardo është hedhur në sulm për transferimin e Leaos.

Parisienët madje kanë gati ofertën joshëse për Milanin. PSG do t’ia ofrojë Rosonerëve kartonin e Diallos dhe Paredes.

Milan ka shfaqur interesim për Diallon gjatë këtij afati kalimtar, ndërsa në verë ai do të ishte zëvendësuesi ideal i Romagnolit, i cili pritet të largohet.

Paredes nga ana tjetër shihet si zëvendësuesi ideal i Franck Kessie dhe Rosonerët nuk ia kanë mbyllur derën këtij shkëmbimi.

Komento: