Milan dhe Real Madrid po i shkëmbejnë yjet

13:00 | 10 Mars 2021

Brahim Diaz mbetet tek Milan, ylli i Rossonerëve tek Real Madrid.

Milan është e vendosur për të siguruar shërbimet e Brahim Diaz edhe nëse për të arritur një gjë të tillë duhet që të heqë dorë nga njëri prej futbollistëve të saj kryesorë.

Bëhet fjalë për Franck Kessie, i cili siç raporton Don Balon është shumë i pëlqyer nga skuadra madrilene dhe këtë verë po planifikohet një shkëmbim kokë më kokë.

Mesfushori nga Bregu i Fildishtë ka një vlerë në merkato prej 25 milionë eurosh dhe një zgjedhje mes tij dhe Diaz është e vështirë por nga ana tjetër nuk kanë shumë mundësi financiare për ‘aventura’ në merkato.

Kessie është futbollisti kyç në mesfushë por nga ana tjetër edhe Brahim Diaz premton shumë për të ardhmen kështu që Rossonerët mund të sakrifikojnë për të siguruar shërbimet e tij.

Komento: