Milan dhe Roma në luftë për sulmuesin gjerman

13:18 | 23 Qershor 2020

Mesfushori i Borussia Dortmund, Mario Gotze dëshiron të sigurojë një transferim në një nga klubet e Serie A.

Roma ose Milan janë alterantivë për sulmuesin e njohur gjerman.

Calciomercato raporton se Gotze nuk do të rinovojë kontratën e tij me Borussia Dortmund i cili skadon në fund të këtij muaji, përcjell ORAinfo.

Milani është një nga klubet e interesuar për idenë e nënshkrimit më sulmuesin gjerman.

Këta të fundit janë të interesuar për 28-vjeçarin por në momentin që ai merr neto 7 milionë euro në vit, shifër të cilën nuk dëshiron ta paguaj Milan.

Mbetet të shihet nëse Gotze do të heq dorë nga paga e tij e majme për tu transferuar të Milan apo të Roma gjatë verës. /ORAinfo/

Komento: