Milan do ta ketë problem ta mbaj Hernandezin, gjiganti anglez synon transferimin e tij

13:02 | 07 Shtator 2021

Gjiganti anglez ka shprehur interesim për mbrojtësin e Milanit.

Sipas ‘Calcio Mercato’, Man City është duke monitoruar situatën e Hernandez dhe po përgatitë një ofertë për të.

‘Citizens’ e shohin mbrojtësin e Milanit si përforcim ideal për krahun e majtë të mbrojtjes dhe synojnë transferimin e tij gjatë merkatos së ardhshme.

Interesim për futbollistin ka shprehur edhe PSG dhe madje kishin bërë oferta gjatë verës të cilat u refuzuan nga gjiganti italian, transmeton lajmi.

23-vjeçari, ka kontratë me Rossonerët deri në qershor të vitit 2024, ndërsa çmimi i tij në treg llogaritet të jetë rreth 50 milionë euro.

Komento: