Milan do ta shkarkojë Gattuson, nëse ndodh kjo gjë

10:46 | 30 Mars 2019

Gjiganti i Serie A, Milan mund të hkarkojë Rino Gattuso nëse klubi nuk arrin të përfundojë të paktën vendin e katërt, vend ky që iu siguron pjesëmarrje në Ligën e Kampionëve.

Milan ka bërë shumë mirë këtë sezon nën drejtimin Gattuso dhe aktualisht janë në vendin e katërt në ligë, katër pikë mbi Romën që është në vendin e pestë.

Një raport i Corriere della Sera deklaron se Milan do të konsiderojë seriozisht të ardhmen e Gattusos nëse klubi përfundon jashtë katër tëekipeve më të mira këtë sezon, përcjell ORAinfo.

Jo vetëm këtë, por pakënaqësia e Gattusos me Leonardo mund të thotë se ai mund të japë dorëheqjen edhe nëse klubi përfundon në katër të parat.

Besohet se Gattuso ndihet i vetmuar në klub dhe ndjen mungesën e mbështetjes nga njerëzit mbi të, veçanërisht Leonardo. Dhe, kjo mund ta çojë atë për të lënë punën.

La Republicca deklaron se Arsene Ëenger mund të jetë trajneri i ardhshëm i Milanit nëse Gattuso me të vërtetë përfundon duke lënë punën në fund të sezonit.

Gjithashtu, Antonio Conte gjithmonë mbetet një opsion. /ORAinfo/

Komento: