Krahas transferimeve të reja, Milan po mendon edhe për rinovimin e kontratave me yjet në ekip.
Donnarumma është lojtari në qendër të vëmendjes te Milan.
Portieri italian është afër fundit të kontratës së tij dhe me merkaton e verës që po afron emri i tij vazhdon të lidhet me një largim të mundshëm nga ‘San Siro’.
Gigio lidhet me një kalim të mundshëm te PSG, por ‘Tuttosport’ ka disa raportime që mund të mos iu pëlqejnë francezëve, transmeton lajmi.
Milan do të bëjë të pamundurën për të mbajtur Donnarumman në skuadër, thuhet nga ‘Tuttosport’.
Kontrata e Donnarumma skadon në verën e ardhshme, por marrëveshje e as negociata për rinovim kontrate nuk ka.
Mbetet të shihet se cila do të jetë oferta e vendosur në tavolinë nga Milan për Donnarumma.