
Drejtuesit e klubit të Milanit pritet t’i bëjnë shpejtë ofertë zyrtare skuadrës franceze Lille për Renato Sanchesin.
Por, edhe Arsenali është duke përgatitur ofertën e vet për portugezin 24-vjeçar, raporton të martën “football-italia”.

Mësohet se skuadra italiane është e interesuar që ta transferojë mesfushorin qysh në afatin kalimtar të janarit.
Sanches me Lille ka kontratë deri në qershor të vitit 2023, ndërsa këtë edicion ka luajtur vetëm tetë ndeshje në të gjitha garat.