Milan dorëzohet, mendon ta shesë yllin e madh

12:47 | 08 Qershor 2019

Milan thuhet se është i hapur ndaj idesë së shitjes së mesfushorit Franck Kessie, por do të shqyrtojë vetëm ofertat mbi 30 milion euro.

Sipas La Gazzetta dello Sport, Rossonerët nuk e konsiderojnë lojtarin e Bregut të Fildishtë të paprekshëm dhe janë të gatshëm të shqyrtojnë çdo ofertë që vjenë për lojtarin, përcjell ORAinfo.

22-vjeçari ka tërhequr interes nga Liga Premier në të kaluarën dhe Milani mund të fitojë para në dorë për të ndihmuar në balancimin e librave të tyre me Financial Fair Play.

Kessie u bashkua me Il Diavolo nga Atalanta në vitin 2017 për një marrëveshje fillestare dyvjeçare me detyrimin për të blerë në fund të kësaj periudhe me një pagesë prej 32 milionë euro.

Mesfushori u gjobit për zënkën me shokun e tij Lucas Biglia në fund të sezonit dhe nuk ishte i kënaqur me gjobën e dyfishtë sesa argjentinasi.

Shumë do pikëpyetje do të zgjidhen me ardhjen e trajnerit të rit Marco Giampaolo. /ORAinfo/

Komento: