Milan duhet të ngutet, Everton po i ikën nga dora!

14:44 | 18 Maj 2019

Drejtuesit e Milan janë tifozë të mëdhenj të lojtarit brazilian Everton Soares nga Gremio.

Kjo ka bërë që pavarësisht nga konkurrenca dhe përkundër kostove, si dhe kufizimet ekonomike në lidhje me rregulloret financiare të Fair Play, Milan tenton ta sjell yllin brazilian në San Siro.

Everton vazhdon të jetë në krye të listës së Leonardo, pasi faza e sulmit është planifikuar të ridizajnohet me largimet potenciale të Suso dhe Calhanoglu, përcjell ORAinfo.

Është një çështje e pronësisë së Milanit, e cila dëshiron të përqëndrohet në dy ndeshjet e fundit të Serie A dhe në luftën për Ligën e Kampionëve, e cila mund të jetë vendimtare edhe për të ardhmen e Leonardo.

Këto janë ditë vendimtare për të ardhmen e klubit, por edhe për strategjinë e transferimeve të verës.

Shkurtimisht, nëse Elliott zgjedh të shkojë përpara me Leonardo, ai do të duhet të bëjë gjithçka shumë shpejt.

Sepse Everton tashmë kushton 40 milionë, sepse çmimi mund të rritet gjatë Copa America me Manchester City në sfond qe po e kërkon lojtarin. /ORAinfo/

Komento: