Milan dy humbje radhazi, Gattuso befason me deklaratën

17:53 | 01 Prill 2019

Milan pati dy humbje në dy ndeshjet e fundit të Serie A.

Trajneri Gennaro Gattuso, nuk ka humbur aspak besimin edhe pas dy humbjeve radhazi.

Gattuso ka thënë se skuadra e tij është ‘gjallë dhe mirë’ para ndeshjes të së martes, në kuadër të Serie A.

Milano do të luajë kundër skuadrës së Udineses, ku do të synojë t’i kthehet rrugës së fitoreve, dhe është optimist edhe përkundër dy humbjeve radhazi.

“Ne futemi në këtë ndeshje pas dy rezultateve negative, por skuadra duket mirë dhe e gjallë” ka thënë Gattuso, transmeton lajmi.net.

“Jemi në dijeni për vështirësitë me të cilat jemi përballur, por nuk jemi të vdekur. Shërimi i këtyre dëmtimeve do të ishte fitorja” ka thënë tutje italiani.

Milan është në garë për një vend në top katërshen që dërgon në Ligën e Kampionëve, me skuadrat si Lazio, Atalanta, Inter apo edhe Roma.

Komento: