Milan e dëboi keq, i papritur regaimi i Sarrit për Higuaint – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Milan e dëboi keq, i papritur regaimi i Sarrit për Higuaint

21:01 | 01 Shkurt 2019

Trajneri i Chelseas, Maurizio Sarri foli për nënshkrimin e ri , Gonzalo Higuain në konferencën e tij për shtyp.

Duke mbrojtur fillimin e tij pa gola në karrierën e tij të Chelsea , Sarri mendon se ai do të i rikthehet formës së famshme, përcjell ORAinfo.

“Ai ende nuk është në gjendje të mirë, pasi që është kthyer nga lëndimet muajin e kaluar dhe do të thotë se ai nuk ka stërvitur mirë, ai duhet të gjejë formën më të mirë”, ka thënë trajneri italian.

Higuain nënshkroi për Chelsean në huazim nga Juventusi deri në fund të sezonit, me disa objektiva të bazuara në performancë duke lejuar Chelsea të zgjasë huazimin me një sezon të mëtejshëm.
Chelsea gjithashtu mund të blejë Higuain për një pagesë gjatë qëndrimit të tij. Argjentinasi kaloi një aventurë të keqe dhe të paqëndrueshme me Milanin./ORAinfo/

Komento: