Milan e dëboi në mënyrën me të keqe, sot ai është një yll – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Milan e dëboi në mënyrën me të keqe, sot ai është një yll

20:46 | 20 Janar 2019

Disa klube kanë qenë të lumtura pasi që panë që Cristiano Ronaldon u largua nga Real Madrid.

Por, është një futbollist tjetër i cili po sjellë probleme të reja skuadrave spanjolle. Fjala është për futbollin, Andre Silva që erdhi si huazim te Sevilla përcjell ORAinfo.

Sot, Sevilla ka një yll portugez të tyre që ka tashmë ka shkaktuar paraqitje të mirë ndaj Madridit këtë sezon dhe po kërkon të lëjë gjurmë në Laliga.

Silva ka shënuar dhjetë herë në të gjitha garat këtë fushatë, dy prej të cilave erdhën në fitoren 3-0 ndaj Los Blancos në Estadio Sanchez Pizjuan në shtator.

Portugezi i cili nuk u vlerësua ngaMilan do të kërkojë të vazhdojë formën e tij të mirë edhe në ndeshjet e tjera të tij me skuadrën tashmë të re./ORAinfo/

Komento: