Milan e dënon Tiemoue Bakayoko

16:42 | 02 Maj 2019

Vonimi për të shkuar në stërvitje i ka kushtuar rëndë lojtarit francez.

Tiemoue Bakayoko është dënuar me 30.000 euro nga Milani për shkak të vonesës në stërvitje të hënën.

Ndaj vonesës në stërvitje kishte reaguar ashpër trajneri i Milanit, Gattuso i cili kishte debatuar ashpër me lojtarin, përcjell ORAinfo.

Agjenti i Bakayoko kishte thënë se lojtari u vonua në stërvije për shkak se kishte probleme me makinën e cila sipas tij kishte mbetur në rrugë pa naftë.

Por kjo arsye nuk i ka bindur drejtuesit e Milan të cilët e kanë dënuar lojtarin me një gjobë goxha të madhe.

Francezi është në huazim nga Chelsea dhe nuk ka vendosur ende nëse do të vazhdoj të qëndroj në San Siro.

Për blerjen e kartonit të tij, Milani duhet të paguaj 40 milionë euro. /ORAinfo/

Komento: