Ylli i Genoa, Christian Kouame është një objektiv për AC Milan, Roma dhe Napoli, ndërsa Valencia gjithashtu është bashkuar me garën për sulmuesin.
Kouame u bashkua me Genoa këtë verë të kaluar nga Citadela për një tarifë prej 5 milionë eurosh dhe që atëherë u bë një lojtar shumë i rëndësishëm për klubin.
Deri më tani këtë sezon, 21-vjeçari ka shënuar tre herë dhe ka grumbulluar po aq shumë asistime përcjell ORAinfo.
Valencia është bashkuar me garën për të nënshkruar Kouame, i cili tashmë është një objektiv për AC Milan, Roma dhe Napoli.
Ani pse partenopei duket se po udhëheq garën për të dhe duket se klubi më i interesuar në të, Genoa është e vendosur në qëndrimin e tyre se nuk dëshiron ta shesë atë në janar./ORAinfo/