Milan e dëshiron yllin që po e kërkon e gjithë Evropa – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Milan e dëshiron yllin që po e kërkon e gjithë Evropa

16:06 | 30 Dhjetor 2018

Ylli i Genoa, Christian Kouame është një objektiv për AC Milan, Roma dhe Napoli, ndërsa Valencia gjithashtu është bashkuar me garën për sulmuesin.

Kouame u bashkua me Genoa këtë verë të kaluar nga Citadela për një tarifë prej 5 milionë eurosh dhe që atëherë u bë një lojtar shumë i rëndësishëm për klubin.

Deri më tani këtë sezon, 21-vjeçari ka shënuar tre herë dhe ka grumbulluar po aq shumë asistime përcjell ORAinfo.

Valencia është bashkuar me garën për të nënshkruar Kouame, i cili tashmë është një objektiv për AC Milan, Roma dhe Napoli.

Ani pse partenopei duket se po udhëheq garën për të dhe duket se klubi më i interesuar në të, Genoa është e vendosur në qëndrimin e tyre se nuk dëshiron ta shesë atë në janar./ORAinfo/

Komento: