Milan e do me çdo kusht, super-lojtari preferon Interin – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
0 °C

Milan e do me çdo kusht, super-lojtari preferon Interin

13:18 | 12 Qershor 2019

Milan, është i interesuar për mesfushorin e Cagliarit, Nicolò Barella, por është raportuar se ai favorizon Interin ndaj Rossonerëve.

Sipas La Gazzetta dello Sport dhe Corriere dello Sport, Milan papritmas është zhytur përsëri në garën për italianin, përcjell ORAinfo.

Ata shpresojnë të përfitojnë për të ia marrë Interit dhe për të i ofruar 35 milionë euro të gatshme.

Propozimi i Milanit do të ishte 35 milionë euro plus një tjetër 10 milion euro në shpërblime të ndryshme, pak a shumë të njëjtën qasje që u mor me Lucas Paqueta në janar.

Barella thuhet të jetë një përkrahës i Interit që nga fëmijëria, kështu që nëse dy ofertat janë relativisht të ngjashme, ai do të shkojë me Nerazzurrët./ORAinfo/

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!