Milan e Dortmund në ‘luftë’ për ish yllin e Barcelonës

21:35 | 25 Shkurt 2019

Deulofeu është paraqitur edhe më parë në Serie A.

Borussia Dortmund dhe Milan janë duke monitoruar ish yllin e skuadrës së Barcelonës.

Gerard Deulofeu, i cili tashmë paraqitet me skuadrën e ëatford, po vëzhgohet nga Dortmund dhe Milan, raporton ‘Calciomercato’, transmeton lajmi.net.

Kontrata e tij tek ëatford është e vlefshme vetëm deri në vitin 2020, dhe duket se nuk do të ketë marrëveshje për rinovim.

Deulofeu është paraqitur edhe më parë në Serie A, pikërisht me skuadrën e Milan, ku kaloi një kohë të mirë.

Por, në konkurrencë me ish skuadrën e tij do të jenë edhe liderët aktual të Bundesliga, Borussia Dortmund.

Mbetet të shihet se çfarë do të vendos lojtari për të ardhmen e tij. Kujtojmë se ai luan si sulmues anësor.

Komento: