Milan e humbë garën me Juventusin, sulmuesi i talentuar arrin marrëveshje me ‘Zonjën e Vjetër’

23:42 | 28 Korrik 2021

AC Milan po e humbë garën me Juventusin për t’i siguruar shërbimet e sulmuesit brazilian, Kaio Jorge nga Santos.

Mediat në Brazil rapotojnë se ‘Zonja e Vjetër’ ka arritur marrëveshje për transferimin e brazilianit në Torino për 6 milionë euro.

Në 48 orët e fundit Juventus ka arritur të kalojë Rossonerët duke ofruar një shumë më të madhe për agjentët e Jorge.

Gazeta braziliane UOL Desporte zbulon se Bianconerët kanë ndarë një shumë prej 6 milionë euro për blerjen e 19-vjeçarit, përfshirë bonuset dhe komisionet për agjentët e sulmuesit, përcjell ORAinfo.

Ai do të nënshkruajë një para-kontratë katërvjeçare me Juve e cila do të hyjë në fuqi nga janari 2022 deri në 2026.

Megjithatë, ata gjithashtu mund ta sjellin këtë përpara nëse ulen në tryezën e negociatave me Santos dhe ofrojnë një tarifë të vogël kompensimi në mënyrë që të nënshkruajnë me të këtë vere.

Tani, mbetet për t’u parë nëse Milani do të kërkojë një sulmues tjetër të ri për të punuar me
Ibrahimovic dhe Giroud, apo nëse Jorge ishte profili i vetëm që ata ishin pas. /ORAinfo/

Komento: