Milan e Juventus dalin në fushë, këto super ndeshje na presin sot

10:06 | 22 Qershor 2020

E hëna si asnjëherë më parë, e mbushur me ndeshje futbolli.

Në të kaluarën, zakonisht dita e hënë nuk ka qenë e njohur si ditë futbolli, me ndonjë ndeshje të rrallë që caktohej për këto ditë.

Por, pezullimi i gjatë i futbollit shkaku i COVID-19, ka bërë që pas rikthimit të këtij sporti, për të përmbushur sa më parë sezonin, të ketë ndeshje çdo ditë.

Sot, në fushë zbresin skuadra të njohura si Manchester City, Milan dhe Juventus, shkruan lajmi.

Manchester City, me fillim nga ora 21:00, takohet me Burnleyn, si ndeshja e vetme në Premierligë.

Në Serie A, luhen tri ndeshje, mes Fiorentinas dhe Brescias, Lecces – Milani dhe Bolognas dhe Juventusit.

La Liga, në dy orare të ndryshme, sjell dy ndeshje. Villarreal – Sevilla, Leganes – Granada.

Komento: