
AC Milan është duke menduar për emrin e trajnerit të ri, nëse ata vendosin t’i ndajnë rrugët me Stefano Piolin.
Lucioani Spalletti pritet ta marrë drejtimin e Milniat në sezonin e ri, përcjell ORAinfo.
Marco Giampaolo u shkarkua në fillim të këtij sezoni pas vetëm shtatë ndeshjeve në krye të kuqezinjve, dhe ndërsa Spalletti dukej se po merret drejtimin e Milanit, gjithçka ngeli kur pretendohej se ai nuk mund të binte dakord për një paketë shkëputjeje të kontratës me Interin.

La Gazzetta dello Sport ofroi disa detaje në bisedimet midis Milano, Inter dhe Spalletti që konfirmuan se 60-vjeçari ishte kontaktuar me të vërtetë nga Milano pas shkarkimit të Giampaolo, ashtu si konfirmuan fjalët e tij kohët e fundit.
Sipas medieve italiane saga mund të mos ketë mbaruar ende.
Gazeta pretendon se Spalletti nuk mund të përjashtohet nga të qenit shefi i ardhshëm i Milanit nëse klubi do të zgjedhë të ndajë rrugë me Stefano Pioli dhe të zgjedhë një trajner i cili ka një rekord të shkëlqyeshëm në Serie A. /ORAinfo/