
AC Milan janë gjithnjë e më të sigurt në blerjen e shërbimeve të mesfushorit-sulmues të Sassuolo, Stefano Sensi.
23-vjeçari ka pasur një sezon të mirë për klubin e tij të tanishëm, ku ai ka arritur të shënojë dy gola dhe siguroi katër asistime në 23 paraqitje në ligë.
Milan thuhet se është i interesuar të nënshkruajë me Sensi që nga janari, por Sassuolo kishte refuzuar shitjen e lojtarit në atë kohe, përcjell ORAinfo.

Por me hapjen e dritares së transferimeve të verës Sassuolo do ta këtë të vështirë të mbajë lojtarin në ekip, pasi tanimë për të kanë vërshuar ofertat nga gjigantët e Serie A, Milan dhe Juventus.
Sipas CalcioMercato, Rossonerët janë të etur të përfundojnë marrëveshjen sa më shpejt që të jetë e mundur, por janë ende duke pritur për miratim nga Sassuolo.
Milani beson se Sassuolo do të pranojë ofertën për lojtarin në rajon, rreth 25 milionë euro.
Megjithatë, gjërat mund të ndryshojnë në mënyrë drastike nëse drejtuesi i tanishëm sportiv i Milanit, Leonardo Araujo, largohet nga klubi, i cili është admirues i madh i Sensi dhe është personi i cili po shtyn që marrëveshja të përfundojë. /ORAinfo/