Milan e largon atë, ja ku pi transferohet Calhanoglu

17:00 | 10 Qershor 2019

Mesfushori i Milanit, Hakan Calhanoglu kërkohet nga Leicester dhe West Ham, raportohet nga mediat e Turqisë.

Ish ylli i Bayer Leverkusen po largohet nga skuadra e Rossonerëve në verë dhe ndalesa e tij e ardhshme mund të jetë në Premier Ligë,përcjell ORAinfo.

Sipas mediave turke, AC Milan mund të bjerë dakord të shesë Calhanoglu për 30 milionë euro.

Gjigantët e Serie A e nënshkruan lojtarin për 22 milionë euro në vitin 2017 dhe ndikimi i tij në bilancin e klubit është tani në rajon prej 16 milionë eurosh, edhe pse kjo shumë parashikohet të ulet në 12/13 milionë euro duke filluar nga qershori 2019./ORAinfo/

Komento: