Milan e ‘lëshoi nga dora’, Silva nënshkruan me ekipin e madh

15:20 | 01 Korrik 2021

Leipzig do të firmosë me Andre Silvan.

RB Leipzig pritet që të firmosë me sulmuesin Andre Silva të Frankfurt i cili po kërkohet gjithashtu edhe nga skuadra e Bayern Munich, siç raporton Bild.

Marrëveshje do të kapë vlerën e rreth 23 milionë eurove plus futbollisti që do të pagohet plot 4 milionë euro në sezon.

Silva sezonin e kaluar padyshim që ishte njëri nga sulmuesit më të spikatur në Bundesliga ku arriti që të shënojë plot 28 gola në 32 ndeshje të zhvilluara.

Komento: