
AC Milan, do të mbyllë vitin financiar me të ardhura të rritura falë një sërë faktorësh të ndryshëm.
U konfirmua në shtator se Milani në thelb ka përgjysmuar humbjet e tyre ndërsa një rigjallërim financiar vazhdon.
Calcio e Finanza dhe MilanNews raportuan se viti kontabël është mbyllur efektivisht me një humbje prej 96.4 milionë euro, një përmirësim i dukshëm krahasuar me atë të sezonit 2019-2020 kur totali ishte -194.6 milionë euro një humbje rekord për Milanin,përcjell ORAinfo.
Sipas të fundit nga Calcio e Finanza, të ardhurat totale të Milanit për vitin 2021-22 parashikohen të jenë rreth 303.5 milionë euro që është mbi 40 milionë euro nga 260.9 milionë euro të postuara në 2020-2021. .
Parashikimi optimist (i cili përfshin një projekt edhe për gjysmën e dytë të sezonit) është falë një sërë faktorësh të ndryshëm si pjesëmarrja në Champions League, rritja e të ardhurave nga stadiumet pas Covid-it, marrëveshje të reja sponsorizimi dhe partneritete të tjera./ORAinfo/