
Milani, ka bërë një fitim të mirë duke shitur mbrojtësin e majtë hungarez Milos Kerkez te AZ Alkmaar vetëm pas një viti, por jo të gjithë janë të kënaqur me lëvizjen.
18-vjeçari nuk bëri asnjë paraqitje të vetme për skuadrën e lartë të Milanit pasi u rrëmbye nga klubi hungarez ETO FC Györ për 200,000 euro në shkurt 2021,përcjell ORAinfo.

Ai luajti 19 ndeshje për ekipin e të rinjve të Milan Primavera këtë sezon, mjaftueshëm për të tërhequr vëmendjen e skuadrës holandeze AZ Alkmaar.
Është raportuar se ata kanë paguar 2 milionë euro plus bonuse për Kerkezin, duke i lejuar kuqezinjtë të bëjnë një fitim më shumë se të shëndetshëm vetëm një vit më pas.
Pavarësisht se është vetëm 18 vjeç, ai tashmë ka pesë ndeshje për Hungarinë në nivelin U-21./ORAinfo/